Ish-senatori zviceran, Dik Marti, paska vendosur të flasë hapur dhe të drejtojë gishtin nga serbët për t’i demaskuar ata, të cilët po i akuzon si autorë të komplotit për ta lënë të vrarë atë. Por, ai ankohet edhe në vetë shtetin e tij që nuk po e neutralizon kërcënimin ndaj tij tash e një kohë, duke akuzuar se këtë po e bën për arsye politike. Zyra Federale e Policisë së Zvicrës, ka konfirmuar se nga dhjetori i vitit 2020 ka qenë një situatë serioze e kërcënimin ndaj Dick Martyt. Dhe për këtë arsye, policia zvicerane që nga kjo kohë është angazhuar për ta mbajtur Martyn larg shënjestrës së atentatorit. Marti tha se për hir të respektit ndaj autoritetit gjyqësor federal ka qëndruar i heshtur për këtë, por se iu bë i tepërt presioni mbi familjen e tij dhe veçanërisht mbi nipërit e tij. Tani dua të demaskoj edhe dizajnin kriminal që përndryshe do të kishte gëzuar heshtjen, aftësinë për të lëvizur në hije dhe për të krijuar habi. Nuk duhet të kemi frikë nga zhurma e të këqijve, por nga heshtja e të ndershmëve”, ka thënë Marty. Për disa arsye, shtypi shqiptar më dërgoi fjalë të urrejtjes edhe në parlament, pavarësisht se unë s’kam pasur asgjë të bëjë me arrestimin e Hashim Thaçi. Megjithatë, më vonë u zbulua se ishte një operacion i orkestruar nga elemente të grupeve ekstremiste serbe brenda shërbimit sekret që donin t’ia linin fajin Kosovës për atentatin ndaj meje. Ishte e habitshme për mua se kërcënimi nuk erdhi nga ata “që unë akuzova, por erdhi nga ata që më përkrahen në Serbi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …