Studjuesi i folklorit, ish mësues i shkollës sonë në Erind (Lunxhëri), banor i qytezës së Valaresë, intelektuali Fitim Çaushi, në këtë pesëvjeçarin e fundit është shfaqur para publikut me një seri librash, si ai për polifoninë shqiptare, libri tjetër për vlerësimin e veprës se Faik Konicës, libri analitiko-historik në mbrojte të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, duke u bazuar në arkivat e vendit dhe ato anglo-amerikane, libri monografik për heroin e punës socialiste, minoritarin, Spiro Lengo, ish kryetari i kooperatives së tipit të lartë të Dropullit, ndërsa ditët e fundit të vitit 2015, që porsa lamë prapa, na doli me veprën e tij të parë, tërësisht artistike, romanin “Zambaku i Mirësisë”.
Sikundër shihet, në këtë pesëvjeçar, Fitim Çaushi ka patur një prodhimtari shumë të ngjeshur dhe me një nivel artistik e profesional për t’u admiruar. Kushdo që i ka lexuar krijimet e deritanishme të këtij autori, padyshim që ka krijuar bindjen se kemi të bëjmë, krahas të qenit të tij si një studjues i mirëfillt i folklorit shqiptar, më së shumti ishte krijuar bindja se Fitimi ishte kryesishtë një analist politiko-shoqëror dhe polemist i pakrahasueshëm. Por ky mendim të ndryshon menjëherë kur merr në dorë dhe lexon librin e fundit të tij “Zambaku i mirësisë”, të cilin ai e emërton novelë, por faktikisht kemi të bëjmë me një roman të mirëfilltë, me 294 faqe.
E klasifikoj roman, jo se nisem nga sasia e faqeve të tij, por ngaqë pasqyron shumë procese jetësore të koklavitura të atyre viteve, aty kemi një rrreth të gjerë dukurish nga jeta studentore dhe ajo kooperativiste e atyre viteve, në shumëanshmërinë e tyre. E klasifikoj roman, pasi ky libër, në dallim nga novela, ka një galeri të tërë personazhesh të saktë e jetësorë në krye të Institutit të Arteve, në KQ të Rinisë, në Ministrinë e Arsimit dhe në Komitetin e Partisë së Universitetit Shtetëror të asaj periudhe kohore: studentë, pedagogë, prindër, ministra, zevendësministra, kryetarë kooperative bujqësore dhe specialistë të ndryshëm të saj, sekretarë partie të të gjitha niveleve, deri tek Enver Hoxha, fatet e interesat e të cilëve ndeshen dhe gërshetohen gjatë gjithë veprës, ku karakteret e tyre paraqiten në periudha e situata të ndryshme, një pjesë e të cilëve të burkratizuar aq shumë sa që janë të gatshëm të shesin interest e popullit për karriket e tyre, ngaqë e shikojnë politikën thjesht për të bërë karjerë. Të gjithë emrat, që përmend autori në këtë libër, janë njerëz të gjallë, shumica e të cilëve jetojnë edhe sot, e që i kanë shërbyer Fitimit si prototipa për heronjtë e romanit “Zambaku i mirësisë”. Ngjashmëria e tyre nuk është e rastit.
Me “Zambaku i mirësisë” autori Fitim Çaushi na shpie në ngjarjet reale që kanë ndodhur në Universitetin Shtetëror të Tiranës, në fillim të viteve ’70 të shekullit të kaluar. Personazhet janë pothuajse të gjithë studentë të Akademisë (Institutit) të Arteve. Ngjarjet nisin pas fjalimit të Enver Hoxhës në Mat: “Socializmin e ndërtojnë masat, partia i bën ato të ndërgjegjëshme”. Autori ka qenë student në vitin e fundit në atë Institut, 1972-1973, dhe na e sjell të freskët atë atmosferë universitare, me të mirat dhe dobësitë e saj. Përmes dialogjeve gazmore të studentëve të arteve, sinqeritetit dhe çiltërsisë së rinisë studentore, ai na e sjell të gjallë edhe atmosferën mbytëse që pat krijuar burokracia si në Institutin e Arteve e deri në Ministrinë e Arsimit. Njëkohësishtë ai na tregon thjeshtë e pa zbukurime, edhe intrigat që krijojnë intelektualët e paaftë, karjeristë dhe nepotistë të asaj kohe, njëherazi edhe vendosmërinë e rinisë për të përballuar kundërvënien e asaj burokracie të lartë shtetërore e partiake.
Përmes këtij libri mësojmë se si rinia e atij institucioni, i është kundërvënë jo vetëm trupës pedagogjike, duke kritikuar me emër pedagogët e paaftë, por dhe organizatën e partisë për programet mësimore të papërshtatshme në aspektin profesional. Krahasuar me rininë e ngjarjeve të viteve 1990-1991, konstatojmë se në vitet ’70 kemi të bëjmë me një rini shumë më kurajoze, më të vendosur dhe të palëkundëshme, po të kemi parasysh forcën e atij regjimi në vitet 1972-1973, ku as që mund të krahasohet organizimi dhe ashpërsia e tij me atë të vitit 1991.
Ajo që dallon mes rinisë së vititeve ’70 dhe rinisë së viteve ’90, është se të parët deshën revolucionarizimin e jetës brenda atij sistemi shoqëror, ndësa të dytët deshën përmbsjen e sistemit socialist dhe rivendosjen e kapitalizmit. Përmes librit bindemi edhe për faktin tjetër, se klasa udhëheqëse politike e atyre viteve që trajtohet në këtë libër, ka qenë shumë më e përgjegjëshme ndaj kërkesave të rinisë dhe shumë më afër mendimeve të saj, se sa klasa politike e fillimviteve ’90, pavarësisht se që të dyja ishin të vendosura për mos kthim prapa.
Në këtë roman Fitim Çaushi e ka përqëndruar vemendjen në demaskimin e forcave që pengonin përparimin e shoqërisë së asaj kohe për zhvillimin e demokracisë në socializëm. Por këtyre forcave drejtuese të degjeneruara, si rrjedhojë e burokratizimit të tyre nga qëndrimi gjatë në pushtet, duke u fshehur pas të qenit partizanë, u kundërvihet trimëria, ndershmëria dhe vetmohimi i gjithë rinisë studentore të Universitetit të Tiranës, në anën e të cilëve, sikurse bindemi plotësishtë duke lexuar romanin, është e vërteta dhe atyre u takon e ardhmja. Këta janë ata njerëz që ministri i arsimit me dy zevendës ministrat e tij të atyre viteve dhe sekretari i byrosë së partisë së Institutit të Arteve as mundën t’i frikësonin dhe as mundën t’i joshnin.
Njëkohësisht, përmes këtij libri mësojmë se rinia, kur është e organizuar, ajo e thyen çdo lloj ashpërsie të shtetit, sado agresiv të jetë ai. Ekzistenca e atij organizimi të rinisë së asaj kohe, mësojmë se përveç që ishte një hallkë e fortë e partisë-shtet, njëkohësisht ishte edhe hallka që mund ta përmbyste atë shtet. Dhe këtë e kuptoi edhe Enver Hoxha, ndaj dhe mbështeti rininë studentore të atyre viteve, duke i ndëshkuar gjithë funksionarët partiakë e shtetërorë që kishin përgjegjësi për mbarëvajtjen e universitetit.
Personazhi kryesor i këtij romani është Sekretari i Komitetit të Rinisë së Institutit të Arteve, të cilit i bie të ndeshet jo vetëm me shefa katedrash, dekanë, pedagogë, komunistë, por edhe me funksionarë shumë të lartë partiakë e shtetërorë. Kemi të bëjmë me një të ri të edukuar nga vetë ai sistem shoqëror, të cilit nuk i mungon kurajua të kritikojë dobësitë e procesit mësimor-edukativ, i mbështetur nga e gjithë rinia studentore, me përjashtim të ndonjë studenti të dobët, që manipulohej lehtë nga pedagogë cinikë e të paaftë, por që organizata e rinisë i demaskon duke i vënë me shpatulla për muri. Kurajua e tij dhe e organizatës së rinisë studentore, për ta zgjidhur deri në fund konfliktin kryesor me domethënie parimore, e bën t’i drejtohet edhe Enver Hoxhën për një takim personal.
Guximi i atij brezi të rinjsh studentorë, arrin deri aty sa t’i thonë rektoratit të tyre dhe vetë ministrit të arsimit se programi i këtij institucioni të lartë nuk i përgjigjej kërkesave dhe zhvillimeve të kohës, duke ia faktuar konkretisht, dhe i detyrojnë që të tërhiqen derisa arrijnë që edhe të shkarkohen nga ato funksione.
Interesant është edhe pjesa e fundit e këtij libri, ku personazhi kryesor i tij, pasi diplomohet, emërohet përgjegjës kulture në kooperativën e tipit të lartë të Dropullit, i cili ingranohet shumë shpejt me jetën dhe kërkesat e asaj ekonomie, e cila ishte një ndër ekonomitë kryesore të furnizimit të qytetit të Gjirokastrës me produkte bujqësore e blegtorale, duke na e dhënë shumë të plotë marëdhëniet vëllazërore dhe dashurinë midis banorëve të asaj kooperative me 17 fshatra, vullnetin dhe vrullin e tyre në punë. Gjatë leximit të librit, lexuesi herë qesh me lot me humorin mjaft original të studentëve dhe të kooperativistëve, dhe hera herës entusiazmohesh deri edhe në lotim për sukseset e rinisë studentore dhe të kuadrove drejtuese e inteligjencës së kooperativës së Dropullit. Pra, nuk kemi të bëjmë me një vepër artistike me qëllime denigrimi të periudhës së partisë-shtet, sikundër është orientuar letërsia e këtij çerek shekulli, 1990-2015, por kemi të bëjmë me disa nga arritjet e lavdërueshme të asaj periudhe, që e ngritën atë popull në atë lartësi, duke e bërë të barabartë në prodhim, në kulturë dhe dije, me gjithë popujt e tjerë të Ballkanit, e më gjerë.
Tiranë, 05.01.2016