Dilaver Goxhaj: Jo çdo pritë të vret

Dilaver Goxhaj: Jo çdo pritë të vret

Një ditë para nisjes për në Konferencën e Sigurisë në Mynih, datë 13 shkurt 2020, Kryeministri Albin Kurti i dërgpn ftesë Presidentit Hashim Thaçi për mundësinë e një konsulte rreth unifikimit të qëndrimit që duhej të mbanin në interest ë Kosovës gjatë asaj Konference. Përgjigjia nga Presidenca ishte, se Presidenti ishte nisur.

U besua nga të gjithë, se ndoshta kërkesa e Kryeministrit ishte dertguar me vonesë.

Por më pas mësohet se të nesërmen në Mynih, presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, në prani të dërguarit special i Presidentit amerikan, Donald Trump, Richard Grenell, morën pjesën në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për hekurudhat dhe autostradat midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë. Bazuar në

Neni 84 (7) i Kushtetutës së Kosovës, presidenti i republikës së saj ka të drejtë të nënshkruan marrëveshjet ndërkombëtare në pajtim me këtë kushtetutë.

Ajo që të bën të dyshosh është fakti se përveç që kjo marrëveshje nënshkruhet pa u vënë as në dijeni Kryeministri (e jo më të konsultohej me të Presidenti me Kryeministrin), ajo marrëveshje është nënshlkruar nga dy zyrtarë të autorizuar nga Qeveria Haradinaj,  e cila kishte 10 ditë që ishte zevendësuar nga Qeveria Kurti! Si është e mundur që këta zyrtarë të nënshkruajnë 10 ditë më pas se çështë mandatuarnjë Qeveria e re, një marrëveshje të tillë pa marrë autorizim e kësaj qeverie në fuqi, madje as edhe për të negociuar e as për të nënshkruar marrëveshje. Për më tepër as teksti i marrëveshjes nuk është bërë i njohur për publikun e për Qeverinë?! Si është e mundur që një gjë e tillë të ndodhi edhe në prezencën e Presidentit të Republikës?! A kemi të drejtën që të dyshojmë se kjy akt I kryer pa vënë në dijeni Qeverinë e Re planifikuar pas një takimi të fshehtë midis ish-Kryeministri Haradinaj dhe Presidentit Thaçi, për  ta vënë para Qeverinë e re dhe Kryeministrin e saj para një prove të rëndë?! A kemi të drejtën të thëem se nënshkrimi I kësaj marrëveshjeje ishte një kurth Thaçi-Vuçiç-Haradina, ose më saktë, një pritë për të “asgjësuar” moralisht Qeverinë e re dhe veçanërisht Kryeminisytrin Kurti?!

Përveç që kemi të bëjmë me një një pabesi dhe diskreditim  të Republikës së Kosovës para opinionit ndërkombëtar, kemi të bëjmë edhe me një ligësi shpirtërore dhe urrejtje. Por, kemi të bëjmë edhe me  një fakt tjetër: Tttullarët e Qeverisë së mëparshme, drejtuesit e partive politike të atij koalicioni dhe vetë Presidentin Thaç i ka kapur paniku i drejtësisë ligjore. Frikë kanë ata që e kanë mizën në kësulë.

Por ajo pritë-kurth, në vend që të vriste “gjahun” për të cilin ishte ngritur, vrau veten se ishte pritë e paarrirë, ngaqë i kishte bërë llogaritë duke menduar se “gjaju” ishte i nivilet të tyre intelektual. Ajo pritë-kurth u asgjësua me një të shtime “artilerie” politikani të zgjuar. Zgjuarsia trashëgohet e nuk fitohet. “Marrëveshjet – theksoi Kryeministri Kurti- duhet t’i nënshtrohen një procesi që çdo gjë të jetë transparent, rezultat i një negocimi të mirëfilltë dhe në respektim të plotë të sovranitetit dhe ligjeve të vendit, prioriteteve ekonomike dhe në harmoni me obligimet që dalin nga procesi i MSA-së.”.

Ku mbeti autoriteti i Presidentit Thaçi pas demontimit të kësaj prapaskene?

Me këtë anullim që bëri Kryeministri Kurti, nuk ka asgjë kundër ShBA-ve dhe perëndimit, sikundër duan të mbrohen organizatorët e atij kurthi politik, se gjoja pas atyre marrëveshjeve janë amerikanët. Marrëveshjet negociohen  nga qeveria e zgjedhur nga Parlamenti dhe jo nga të tjerë që dikur kanë qenë në një qeveri të kaluar.

Veç anullimit të asaj marrëveshjeje në prapaskenë, Kryeministri Albin Kurti la të kuptohet se 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk u nevojitet një mini-shengen, pasi ende nuk janë në atë fazë të zhvillimit ekonomik e institucional. Në vend të mini-shengenit, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për një mini-Marshall-plan deklaoi ai. Në këtë mënyrë Albin Kurti kritikoi drejtpërdrejt presidentin Thaçi dhe atë Vuçiç, por edhe kryeministrin Rama, për të cilin në media u përhapën zëra, se ka qenë i përfshirë në çështjen e ndryshimit të mundshëm të kufijëve të Kosovës dhe Serbisë.

Sa i përket Serbisë, kryeministri Kurti përcolli mesazhin se vendet që e ndihmuan Kosovën të çlirohej nga Serbia, duhet të ndihmojnë edhe Serbinë të vetëçlirohet nga Kosova. Kosova është kurth për Serbinë, politikanët e atjeshëm e përdorin këtë kurth për të mbuluar keqqeverisjen e tyre, tha ai.

Qysh në takimin  e parë ndërkombëtar Kryeministri Albin Kurti  u tregua në nivelin më të lartë të një politikani të kompletuar politikisht dhe atdhetarisht. Këtë u detyrua ta pranojnë edhe mediat e vetë Presidentiut të Serbisë, duke thënë disa orë më pas: “Albin Kurti është Kryeministri më i rrezikshëm për Serbinë që nga mbarimi i Luftës në Kosovë, Kurti nuk është i korruptuar, nuk ka dosje kriminale nga koha e UÇK-së, Ndërkombëtarët nuk kan fakte ta kushtëzojnë me asgjë, është njohës perfekt i gjuhës angleze, truri i tijë është i shpejt sikur kompjuteri, intelegjenca e tijë e ngritur në kulminacion, mban në mend shum shifra dhe data, shum i rënd për dialogim, guximtar dhe i pakompromis në qëndrimet e tija, thjesht Albin Kurti është njëri nga Liderët më i kompletuari të gjeneratës së re në Diplomacinë Botërore, fjalimet e tija bindin çdo bashkëbisedues që gjindet dhe ndëgjon përballë tijë në tavolinë.”

Në çdo doktrinë ushtarake thuhet: Beteja e parë duhet fituar me çdo kusht, ndryshe fitoria e luftës është e diskutueshme.

Të lumtë Albin Kurti, betejën e parë e fitove, nderove shqiptarinë!

 

 

 

15 shkurt 2020

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …