Shtatëvjetori pavarsisë
ish duke afruar
Ishim mbledhur të dëgjonim
kush qe dekoruar
nga dy presidentët tanë
Nishanë e Jahjagë.
Oh, sa shumë kanë luftuar
Gjithë shokët tanë!
Por dhe këtë radhë faleminderit
Kurrrëkush s’u tha një fjalë!
Po nga kush e prisnim vallë
Të na thosh këtë?
President’ e kryeministra
Nuk na thanë asgjë.
Sikush ka hallin e vet
Qëllimet e tij
Mendojnë veç për pushtet,
Për para, lavdi.
Ne shkuam Kosovës t’i jepnim lirinë,
Terrin e zi t’ia shporrnim,
Dhe, s’e vramë mendjen asnjë grimë
Sa kohë do luftonim.
Një udhë kishim: veç përpara!
Dhe e morëm atë rrugë.
Por sa do të na vinin prapa
S’e menduam kurrë.
Por kur lufta mbaroi
E kuptuam fort mirë:
Mbete gjallë? Qofsh shëndosh!
Vdiqe? Lamtumirë!
E nga kush faleminderit
Mund të prisnim vallë?
Kurrë s’pritëm ta na e thoshnin
Neve këtë fjalë.
Dha tashti që dëgjojmë dekretet
Dhe listat për veteranë
E kuptojmë edhe më mirë,
Nderohen veçse rrufjanë.
Në këtë shtatëvjetor
Morëm vesh se si
Në trojet shqipëtare
Nuk ka drejtësi.
Gjithë ata që luftuan
Për lirinë e Kosovës
Në listat e presidentëve
Nuk janë më të kohës.
Veç ata që tradhëtuan,
Ata që braktisën shokët,
Veç ata nderohen sot
Ata janë të kohës.
Tiranë, 18 Shkurt 2015