Një pjesë shkencëtarësh, pasardhës të Ajnshtajnit, janë duke studjuar dhe eksperimentuar në vijimësi teorinë e tij për “vrimat e zeza”. Kjo teori i ka lindur Ajnshtajnit pasi ka ndodhur që gjatë jetës së tij të kenë hyrë mjete të mëdha në një “vrimë të zezë” dhe të kenë humbur, në dy raste. Kjo “vrimë e zezë” ndodhet në vendin e quajtur Trekëndëshi i Bermudës, 1300 km2, në Oqeanin Pqësor. Rasi i pari ndodhi në vitin 1918, ku humbi anija amerikanë “Çiknops” e ngarkuar me qymir, ndërsa në vitin 1955 zhduken gjashtë avjonë luftarakë të SHBA, edhe pse në momentin e zhdukjes së tyre kanë ezistuar lundrime dhe kushte meteotorologjike normale. Sipas Ajnshtajnit “vrimat e zeza” nuk janë gjë tjetër veçse një “tunel ajror” thithës, me energji super të pastër elektromanjetike të një fushe ndëruniversale, me drejtim lëvizjeje prej Tokës në një Galaktikë tjetër.
Mekanizmi apo mjeti lundrues porsa futet në grykën e këtij “tuneli ajror” përthithet prej tij duke lëvizur me shpejtësi sa dhjetëfishi i shpejtësisë së dritës, dhe ende nuk dihet se çfarë ndodh më tej, ku shkojnë dhe çfarë ndodh atje ku shkojnë. Që ekzistojnë këto “vrima të zeza” tashmë nuk diskutohet, por se çfarë ndodh më tej, shkencëtarët po studjojnë pa reshtur, ngaqë nuk njihet i gjithë universi. Për këtë qëllim janë ngritur edhe dy labaratorë të nëndheshëm (një në Evropë dhe një në SHBA), me dhjetra kilomentra të gjatë, me të cilin duan të eksperimentojnë edhe fenomenin e Big Bengut. Pra, sikundër shihet, njerëzimi nuk guxon që këtë eksperiment ta bëjë duke sakrifikuar qoftë edhe me një njeri të vetëm kozmonaut, duke e vendosur në një avjon apo mekanizëm tjetër fluturues e ta fusin në grykën e këtij “tuneli ajror”, (vrimën e zezë” të Bermudit), duke e pajisur me të gjitha aparaturat e nevojshme të vëzhgimit e komunikimit, por harxhojnë me miliarda e miliarda dollarë e euro.
Sikundër dihet, Ajnshtajni e ka zgjeruar teorinë e tij të relativitetit, duke shpjeguar, nëse ndërtojmë një makineri që të fluturoi me shpejtësinë e dritës dhe të lëvizi prapa në kohë me këtë shpejtësi, njerëzimi mund të arrijë, jo vetëm të shikoi historinë e kaluar të njerëzimit dhe të vendit të tij, por edhe mund ta ndryshoi historinë e tij qindra-mijëra vjeçare.
Dhe për ta bërë sa më të kuptueshme se si mund të ndryshohet historia, japin një shpjegim shumë të thjeshtë, i cili quhet “Paradoksi i Gjyshit”. Dhe konkretisht: Nëse në këtë mekanizëm fluturues, që ecën prapa në kohë, hypën një person, i cili arrin ta takoi gjallë e ta njohë gjyshin e tij dhe, për të ndryshuar historinë e tij, e vret gjyshin, si rrjedhojë nuk do të lindi babai i tij, por as dhe ai vetë. Dhe në këtë mënyrë ndryshon historia e tij; ai nuk ekziston më. Ngaqë kjo është një ide, e cila nuk pajtohet me arsyen e shëndoshë njerëzore, por që mund edhe të ndodhë me të vërtetë, ndaj dhe është quajtur “Paradoksi i Gjyshit”.
Aktualisht jetojmë në kohën e shkencës, e cila në shumë raste ka vërtetuar se një imaginatë e tillë mund të kthehet në realitet, ngaqë ka ndodhur shkuarja e njeriut në orbitën e Tokës dhe në Hënë dhe është kthyer përsëri në Tokë.
Mirëpo ky është problem inxhinjerik, i cili ka ngacmuar mendimin e shumë politikanëve se si mund të ecim prapa në kohë, në kushtet tokësore, dhe të ndryshojmë historinë e jetës në Tokë. Dhe kjo, thonë këta politikanë, mund të realizohet sepse është problem politik dhe jo si ai inxhinjerik, i cili kërkon shkencëtarë dhe mjete të pafundme financiare. Ndaj dhe disa politikanë të Evropës kanë menduar ta eksperimentojnë këtë teori të Ajnshtajnit me historinë e Kosovës, për atë pjesë të historisë së saj që nuk i konvenon Serbisë dhe shteteve miq të saj në Evropë. Dhe për këtë ata mendojnë të shfrytëzojnë në politikë teorinë e Ajnshtajnit, duke e ditur se koha vërshon në trajtën e një lumi dhe sa më tepër masë energjie të ushtrosh mbi të, aq më shumë ndryshon rryma e këtij “lumi” rreth nesh. Dhe për këtë politikanët europianë kanë vendosur ta aplikojnë këtë lloj presion Ajnshtajnian mbi institucionet politike dhe shtetërore të Kosovës, të bindur se aq më shumë do të shtohen shanset për ndryshimin e historisë së saj, pa qenë nevoja e një “tuneli ajror”, por thjeshtë një grup politikanësh të zinj, që mund t’i quajmë për analogji, “vrima e zezë” e Kosovës.
Meqenëse Kosova ka qenë eksperiment si për Perandorinë Otomane, ashtu edhe për Karagjergjoviçët, ashtu edhe për Titon e Millosheviçin, ndaj dhe disa politikanë europianë, me në krye Dik Martin, kanë vendosur ta eksperimentojnë “Paradoksuin e Gjyshit” me historinë dhe popullin e Kosovës dhe, nëse u jep rezultat një gjë e tillë, me ndryshimin e historisë së saj për periudhën e Luftës Çlirimtare 1997-1999, që ndryshe quhet epoka e UÇK-së, e vijojnë më pas me ndryshimin edhe të pjesës më tej të histories së saj, për të cilën kanë dhënë sinjale para dy vitesh politikanët turq në marrëveshje me “Qeverinë Thaçi 2.”
Dhe si e kanë menduar politikanët europianë ta realizojnë në praktikë “Paradoksin e Gjyshit” për Kosovën? Shumë thjeshtë, pa asnjë shpenzim financiar, pasi nuk është e nevojshme as për ekzistencën e “vrimës së zezë”, as për ndërtim mjetesh kozmike, por thjeshtë me një telefonatë presioni ndaj zotit Thaçi, me kushtin: “Do që të rrish në pushtet sa të jesh gjallë, apo do që të kalosh qytetar i thjeshtë? Zgjidhb e merr!” Kështu që Hashimi dhe shumica e Parlamentit të Kosovës pranuan të futen në “vrimën e zezë” të parlamentarëve europianë. Me t’u futur në këtë “vrimë të zezë”, si rrjedhojë e presionin politik europian të tipit Ajnshtajn, politikanët e Kosovës do të arrijnë ta kapin dhe ta “vrasin” LPK-në, gjyshen e UÇK-së dhe si rrjedhojë do të “vdesin” edhe “baballarët” e vetëshpallur i UÇK-së, (Drejtoria Politike bashkë me komandantin dhe shefin e shtabit të saj) dhe, natyrisht që nuk do të ketë më as Adem Jashar, as luftë çlirimtare të Kosovës, as UÇK. Duke kaluar Kosova në këtë “vrimë të zezë”, ajo do të dalë në Galaktikën e artë të Rugovës dhe të LDK-së, do të ringjallet Rugova (pavarësushtë se do të ketë pamjen e Isa Mustafës), ndërsa z.Thaçi i është premtuar të jetë president i asaj epoke, dhe në këtë mënyrë, do të ndryshohet historia duke ecur në rrugën e Rugovës, pa u përsëritur më LPK-ja, Adem Jashari dhe lindja e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës.