Eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kolonel Dilaver Goxhaj në reagimin e tij kundër cilësimit të Radios Kosova e Lirë si Radio e terroristëve nga stafi i TV-Dukagjinit ka shkruar se kjo lloj tematike pseudohistorike kundër UÇK-së nuk është as e para dhe as e fundit. Por e veçanta qëndron në atë, se TV-Dukagjini, nuk është i vetëm, është së bashku me sivëllezërit e vet: insajder Kosovo, Indexkosovo, ekspreskosovo, Koha.net, Zëri, Bota sot e disa mikro të tjera. Një ushtri e tërë mediatike! Dhe paskan një program të hollësishëm, duke u hedhur në sulm me skalione. Gjithë kjo ushtri propagandistike shtrembëruese e luftës çlirimtare të Kosovës na tregon se Qendra propagandistike kundër UÇK-së është transferuar nga Beogradi në Prishtinë, duke e bërë Prishtinën kryeqytetin e luftës kundër UÇK. Pacifistët kolaboracionistë kurrë nuk janë marrë me mbështetjen e luftës për çlirimin e Kosovës. Për syrin e popullit, të paprishur nga syzet e pacifizmit kolaboracionist, janë tepër të qarta synimet e këtyre “mësuesve” të paftuar, të cilët, nga frika se mos kjo Radio e shton pakënaqësinë ndaj kolaboracionistëve pacifistë shqiptarë, këto institucione propagandistike të kësaj Qendre janë bashkuar në luftë të ethshme kundër saj, ka shkruar mes tjerash në një analizë të tij, kolonel Dilaver Goxhaj.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …