Në përcjelljen e lamtumirës së fundit të Adem Demaçit, e kisha detyrim të hidhja edhe unë një grusht dhé, sepse dalja e tij në krye të udhëheqjes politike të Luftës për Çlirimin e Kosovës, më frymëzoi mua për t’iu bashkangjitur UÇK-së.
Me të mbritur në Prishtinë, në mëngjesin e datës 28 korrik, së bashku me atdhetarin Xhemil Zeqiri nga Tetova, parkuam makinën dhe u nisëm për te Salla “1 Tetori” e Universitetit. Porsa kaluam rrugën pranë Menzës Universitare, një qytetar që po kalonte në atë trotuar e kuptoi për ku ishim nisur dhe na tha: “Nuk është atje Baca Adem, e kanë çuar në qendër”, dhe u largua. Nuk e besuam, e megjithatë, për t’u siguruar, vendosëm të pyesnim disa policë që mbanin rregullin te kryqëzimi i atjshëm i rrugëve.
– Zoti polic, mirëmëngjesi! A dini gjë se ku po organizohet përcjellia për Bacën Adem?
– Po, te “Sheshi Ibrahim Rugova”.
– Lutemi, a mund të na tregoni se ku bie ky Shesh?
– Pse nuk e dini ju që Sheshit Skëndërbej i është ndërrur emëri, dhe tash quhet “Sheshi Ibrahim Rugova”?!
– Domethënë se Rugova qenka më i madh se Skëndërbeu?!
– Nxitoni, -vijoi polici duke na shkelur syrin-, se është ndryshuar edhe koha e përcjelljes, nga ora 11.00, që është thënë në media, do të bëhet më herët, në ora 10.00.
– Faleminderit për sqarimin, poooo, pse këto dy ndryshime gjatë natës? Nuk ka gjasa që populli të mos jetë i gjithi prezentnë ora 10.00?
– Po, pse mos të themi se ndoshta është bërë për këtë qëllim?, na ktheu përgjigjen polici, dhe pastaj shtoi: U fola si qytetar dhe jo si polic, duke na kthyer krahët e duke na nderuar.
Në atë grumbull para Sknderbeut, kushdo që e ka ndjekur situatën politike të Kosovës në këta 18 vitet e fundit, dhe që ishte prezent në cremoninë përcjellëse mortore të Bacë Adem Demaçi, e cila u zhvillua në qendër të qytetit të Prishtinës, nuk mund të mos e vinte re hipokrizinë e politikanëve prezentë: Hashim Thaçi, Ilir Mta, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Xhavit Haliti, Pandeli Majko, Petro Koçi e Mimi Kodheli. Sa qe gjallë Baca, nuk e respketuan asnjëherë, madje dikush nga këta edhe e ka anatemuar, ndërsa tashti lëshonin lotë krokodili. Kjo ka vëtëm një përgjigj: Vdis, pa të të dua.
Mirëpo u vu re dhe një diçka tjtër, asnjë partiak drejtues i çdo nivli i Lidhjes Demokratik të Kosovëstë (LDK) dhe asnjë deputet i saj nuk ishin presentë në atë ceremoni! Dikush prej tyre e quajti edhe djall! Me sa duket, Demaçi “edhe i vdekur i tmrronte ata me sy”.
Duke u larguar të nesërmen për në Tiranë më befasoi deklarata e Presidentit Thaçi kur tha: “Nuk do të ketë ndarje të Kosovës, por do të ketë korrigjim të kufijve shtetërorë”. Pak a shumë, kështu u shprej edh Ministri ynë i Jashtëm, Bushati.
Atëherë e kuptova pse partia e Rugovës nuk denjoi ta respektonte ndarjen nga jeta të Adem Demaçit, si dhe pse ishte gjithë hare shpura tjetër e politikanëve tanë prezntë në atë ceremoni lamtumire: Nuk ka kush i pengon më të sakrifikojnë territoret shqiptare.
Fundi i Demaçit, fundi i rezistencës shqiptare.
Lus të gabohem.
Tiranë, 1.8.2018