Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe deputet aktual në Kuvend, Dimitar Kovaçevski, ka thënë se partia e tij nuk mund të bënte koalicion me paritë shqiptare, pasi në gjithë këtë ka ndërhyrë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka qenë çelësi i formimit të koalicionit “VLEN” dhe dërgimin e BDI-së në opozitë. Kurti është prezent në politikën në Maqedoni dhe këtë nuk mund ta mohojë askush. Ai ka përfaqësuesin e partisë së tij deputet në Kuvendin e RMV-së. LSDM nuk ka mundur të bëjë koalicion të madh me partitë shqiptare, sepse opozita shqiptare kësaj radhe u konsolidua dhe u forcua, dhe logjistikisht u mbështet nga Kosova. Kishte kandidatin e vet për president, Arben Taravari, i cili sot është ministër i Shëndetësisë. Kjo BDI-në e vendosi në pozitën që duhet të kandidojë me kandidatin e vet për president, ka saktësuar, Dimitar Kovaçevski.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …