Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitri Kuleba, akuzoi sot Rusinë se po përpiqet të nënçmojë botën duke thënë se është e gatshme të zhbllokojë portet në Detin e Zi, nëse i hiqen sanksionet. Ai tha se kushdo që mendon të pranojë “këtë lojë” duhet së pari të vizitojë “varret e fëmijëve të vrarë ukrainas dhe të flasë me prindërit e tyre”, shkruan British Guardian. Më herët zëvendësministri i Jashtëm rus, Andrei Rudenko tha se Rusia ishte e gatshme të sigurojë një korridor humanitar për anijet që transportojnë ushqim nga Ukraina, në këmbim të heqjes së sanksioneve, raportoi Interfax. Portet e Ukrainës në Detin e Zi janë bllokuar që kur Rusia nisi një sulm ndaj Ukrainës më 24 shkurt, dhe më shumë se 20 milionë tonë drithë janë ngecur në kapanone në Ukrainë.
