Ish-kryetari i Rusisë, Dmitri Medvedev është cituar të ketë deklaruar se çdo cenim në Gadishull mund të përbënte një shpallje lufte ndaj Rusisë. Duke folur për mediet ai tha: “Për ne, Krimeja është pjesë e Rusisë. dhe kjo do të thotë përgjithmonë”. “Çdo përpjekje për të cenuar Krimenë është një shpallje lufte kundër vendit tonë”. “Dhe nëse kjo bëhet nga një vend anëtar i NATO-s, kjo do të thotë konflikt me të gjithë aleancën e Atlantikut të Veriut; një Luftë e Tretë Botërore. Një katastrofë e plotë”. Medvedev, i cili ndodhet në postin e nënkryetarit të Këshillit të Sigurimit të Rusisë, tha gjithashtu se nëse Finlanda dhe Suedia bashkohen me NATO-n, Rusia do të forconte kufijtë e saj dhe do të ishte “gati për hapa hakmarrëse”. Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014, pasi ish Bashkimi Sovjetik ia kishte dhënë në shfrytëzim për shkaqe ekonomike Republikës Sovjetike të Ukrainës. në vitet 50-të të shekullit 20-të.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …