Ish-kryetari i Rusisë Dimitri Medvedev, një besnik i kryetarit aktual, Vladimir Putin i cili mori një detyrë të re këtë javë, parashikoi se vitin e ardhshëm do të ketë luftë midis Gjermanisë dhe Francës ndërsa në Shtetet e Bashkuara do të ketë një luftë civile që do të çonte në zgjedhjen e Elon Muskut si kryetar. Medvedev, tani në postin e nënkryetarit të Këshillit rus të sigurisë, shërbeu si kryetar gjatë një periudhe katërvjeçare kur Vladimir Putin mbante postin e kryeministrit. Ai duket se është ngritur përsëri në detyrë në Kremlin. Në listën e tij të parashikimeve për vitin 2023, të publikuar në llogaritë e tij personale në Telegram dhe Twitter, zoti Medvedev parashikoi gjithashtu ribashkimin e Britanisë në BE-në, e cila sipas tij, nga ana tjetër do të shpërbëhet. Elon Musk, iu përgjigj sugjerimit se ai do të zgjidhej kryetari i Amerikës duke postuar një “Mesazh Epik!!”, por ai kritikoi gjithashtu disa nga parashikimet e zotit Medvedev. Ky i fundit e ka lavdëruar zotin Musk për propozimin e bërë në të kaluarën që Ukraina t’i japë Rusisë territor, në këmbim të një marrëveshje paqeje.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …