leoni

Diplomacia Ekonomike dhe bashkëpunimi me komunën

Të enjten Komunën e Deçanit e vizitoj zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme Besnik Hoti së bashku me Drejtorin e Departamentit për Diplomaci Ekonomike në këtë ministri Guner Ureya dhe Gëzim Gashi, Zyrtar i lartë për Promovim të Investimeve, i cili u takua më Drejtoreshën për Ekonomi dhe Zhvillim Fitore Shala dhe Drejtorin për Urbanizëm Ramë Melaj, Shefen e Kabinetit të Kryetarit Dafina Cacaj dhe Zëdhënësen e komunës Yllarta Thaqi. Qëllimi i këtij  takimit ishte rreth koordiminit të aktiviteteve në fushën e diplomacisë ekonomike. Në veçanti gjatë këtij takim u bisedua për potencialet apo për projektet prioritare të Komunës së Deçanit, siç janë asfaltimi i rrugëve të bjeshkëve të Deçanit, elektrifikimi i këtyre bjeshkëve, ndërtimi i Pendës në Grykë të Lloqanit për të cilën është kryer edhe raporti i Fizibilitetit dhe vlerësohet si projekt me rëndësi për komunën e cila do përdoret për ujitje dhe ujë të pijes, pastaj për ngritjen e kapaciteteve turistike duke filluar nga gastronomia, akomodimi dhe promovimi i trashëgimisë kulturore dhe bukurive natyrore. Gjatë këtij takim u bisedua edhe për mjaltin e Deçanit dhe format se si mund të nxirret në tregun e jashtme, pastaj për industrinë e mishit dhe zhvillimit të blegtorisë, për produktet e qumështit dhe produktet natyral dhe tradicional të zonës dhe si mund të krijojmë investime dhe subvencione për ti mbështetur këta persona ose biznese që merren më këto prodhime. Nga ana e zëvendësministrit dhe bashkëpunëtoreve u kërkua që të mundohen të sjellin investitorë të cilët do të kishin investuar në përpunimin, mbledhjen dhe shitjen e gështenjës, boronicës, mjedrës dhe bimëve tjera të imta të cilat janë në Komunën e Deçanit dhe janë të cilësisë së lartë por që kanë nevojë të ketë fabrika për përpunimin dhe shitjen e tyre, apo pika e shitjes të cilat produktet do ti plason në tregun e jashtme. U kërkua edhe mbështetje për fermerët dhe u bisedua edhe krijimi i shoqatës të përbashkët për gjithë fermerët dhe blegtorët dhe u bisedua për gjetjen e fondeve ose të investitorit të cilët mbështesin këtë fushë ose krijojmë kooperativa për fuqizimin e bujqësisë dhe blegtorisë në Komunën e Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …