leoni

Edhe Kosova i bashkohet thirrjes së bashkësisë ndërkombëtare për t’i dhënë fund dhunës dhe shtypjes në Bjellorusi

Diplomacia kosovare të gjitha energjitë i ka fokusuar në mbrojtjen e njohjeve e jo në sjelljen e njohjeve të reja

Diplomacia kosovare më nuk e ka prioritet lobimin për njohje të reja të shtetit. Tash, gjithë energjitë i ka fokusuar në mbrojtjen e njohjeve, por edhe në bindjen e partnerëve të saj për ta mbështetur në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, e veçmas në UNESCO e INTERPOL. Shtatë vende kanë tërhequr vendimet e mëhershme për njohjen e Kosovës. Një nga to është Liberia, e cila e kishte njohur shtetin më të ri të Ballkanit tre muaj pas pavarësisë. Të tjera vende që kanë revokuar vendimet janë: Guinea Bissau, e cila njohjen e kishte bërë në 2011-n, Sao Tome dhe Principe, Burundi dhe Papua New Guinea, që vendimet i kishin marrë në 2012-n, sikur edhe Lesotho që të njëjtën gjë e kishte bërë në 2014-n dhe Suriname në 2016-n. Dy prej tyre i kanë rikthyer sërish njohjet. Pishman janë bërë Guinea Bissau dhe Liberia. Çnjohjen janë duke e konsideruar edhe rreth dhjetë vende të tjera, i kanë thënë gazetës burime në Qeveri. Ato kanë qenë cak i kampanjës së fundit të Serbisë, nëpërmjet së cilës synon t’ia zbehë Kosovës subjektivitetin ndërkombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …