Diplomacia shqiptare përshëndet anëtarësimin e Malit të Zi në NATO

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka përshëndetur
vendimin për të pranuar Malin e Zi në Aleancën Veri-Atlantike. Diplomacia
shqiptare në njoftimin për medie thekson se “Shqipëria ka qenë dhe mbetet një
promotore e fortë e politikës së dyerve të hapura të Aleancës pasi integrimi
Euro-Atlantik është një vizion për një komunitet më të sigurt dhe të
qëndrueshëm trans-atlantik”. Për Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë,
anëtarësimi i Malit të Zi në NATO ka rëndësi gjeostrategjike, si për Aleancën ashtu
edhe për rajonin, pasi që konsolidon arkitekturën e sigurisë në hapësirën e
Evropës Adriatike.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Albin Kurti ka bërë të ditur se ka marr vendim për ndarjen e nga 100 eurove për çdo fëmijë dhe pensionist

Kryeministri, Albin Kurti ka bërë të ditur se ka marr vendim për ndarjen e nga …