Ish-diplomatët amerikanë, Kurt Woker dhe Daniel Frid kanë deklaruar se kryetari i Rusisë, Vladimir Putin do të bëjë përpjekje për të shkaktuar trazira në Ballkan, me qëllim që ta tërheq vëmendjen e madhe që aktualisht ka bota ndaj agresionit në Ukrainë. “Ky është një agresion në stilin e Luftës së Dytë Botërore por ka ngjashmëri edhe me sulmin e Hitlerit në Poloni” ka thënë Fried i cili ka mbajtur pozitë të lartë në Departamentin amerikan ndërsa ka shërbyer edhe si ambasador në Poloni. Fried, dikur edhe vizitor i Kosovës në cilësinë e diplomatit amerikan, Putinin e konsideron një tiran që po bën përpjekje të ringjallë Perandorinë Ruse. Me këtë konstatim pajtohet edhe Kurt Voker, ish -i dërguari amerikan për Ukrainën dhe ish – ambasador i Amerikës, në NATO.
