Diplomatët evropianë paralajmëruan Turqinë se nuk mund të mbështeten në përkrahjen e NATO-s në një luftë me Rusinë

Diplomatët evropianë kanë paralajmëruar qeverinë turke se nuk mund të mbështeten në përkrahjen e NATO-s në raport me konfliktin që ajo ka me Rusinë në rast të një eskalimi të mundshëm në konflikt të armatosur. Ankaraja ka bërë thirrje për një operacion tokësor në Siri me aleatët e saj ndërkombëtarë, duke insistuar se është e vetmja mënyrë për të ndalur luftën 5 vjeçare në këtë shtet. Ndërsa Arabia Saudite ka thënë se është e gatshme që të bëhet pjesë e forcave ndërkombëtare tokësore për të ndërhyrë në Siri. Por Rusia, e cila është duke ndërmarr sulme ajrore në mbështetje të aleatit kryesor në rajon Bashar al-Assad, ka shprehur kundërshtimin për këtë operacion. Gjithashtu ishte thirrje në Këshillin e Sigurimit që të bëhet presion ndaj Turqisë për të ndalur sulmin e saj ndaj forcave kurde në Sirinë veriore, por u refuzua. “NATO nuk mund t’ia lejoj vetes që të hyjë në një eskalim ushtarak me Rusinë, si rezultat i tensioneve të fundit në mes të Turqisë dhe Rusisë”, tha ai. Ndërsa edhe një diplomat gjerman mbështeti deklaratën e Asselborn, duke thënë: “Ne nuk do të paguajmë çmimin e një lufte të filluar nga turqit”.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …