Diplomatët më të lartë të Amerikës dhe të Rusisë, Antony Blinken dhe Sergei Lavrov, kanë zhvilluar bisedime në Gjenevë

Diplomatët më të lartë të Amerikës dhe të Rusisë, Antony Blinken dhe Sergei Lavrov, kanë zhvilluar bisedime në Gjenevë

Diplomatët më të lartë të Shteteve të Bashkuara dhe të Rusisë, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, kanë zhvilluar bisedime në Gjenevë, në një përpjeke të vazhdueshme për të lehtësuar tensionet e ngritura prej javësh, mes shqetësimeve se Rusia do pushtojë Ukrainën, pavarësisht paralajmërimeve për pasoja të rënda. “Kjo është pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme për të ulur tensionet dhe për të parandaluar agresionin e mëtejshëm rus kundër Ukrainës. Kjo është pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme për të bashkëpunuar, për tu koordinuar, konsultuar me të gjithë aleatët dhe partnerët tanë të cilët kanë të njejtat shqetësime për momentin. Por ne jemi gjithashtu të përkushtuar, edhe nëse kjo duket e pamundur dhe Rusia vendos të ndjekë agresionin kundër Ukrainës. Ne do të jemi të bashkuar për të dhënë një përgjigje të shpejtë dhe të ashpër”, tha Blinken ne fjalen e tij.

 Në disa deklarime menjëherë pas takimit, Lavrov ka thënë se shpreson që “emocionet do të ulen”, pas bisedimeve “të sinqerta” me Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë qenë “të hapura” dhe “të dobishme”, ndonëse nuk është arritur te ndonjë pikë kthese në bisedime. Gjithashtu Moska kerkon që trupat nga vendet anëtare të NATO-s të largoheshin nga Rumania dhe Bullgaria si pjesë e kërkesave të sigurisë që po kërkon nga aleanca e udhëhequr nga SHBA.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …