leoni

Diplomati amerikan, Antony Blinken, deklaroi se në Mynih, ka pasur diskutime produktive me kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, deklaroi  se ka pasur diskutime produktive me kryetarin  e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Mynih të Gjermanisë, ku po mbahet një konferencë për sigurinë. “Biseduam për rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve  me Kosovën dhe për atë se sa e vlerësojmë mbështetjen e vazhdueshme të Serbisë për Ukrainën, shkroi Blinken. Ne e ndajmë dëshirën e Serbisë për një të ardhme me Bashkimin Evropian, shtoi ai. Vuçiq, i cili po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ka shkuar se në takim me Blinkenin, përveç se u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, u konfirmua edhe “përmirësimi e marrëdhënieve” mes vendeve të tyre. Kosova dhe Serbia janë nën presionin e komunitetit ndërkombëtar për të arritur marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, nga frika se Rusia mund t’i shfrytëzojë tensionet mes tyre për të nxitur destabilizim në Ballkan, në përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga agresioni i saj në Ukrainë. Aktualisht, palët kanë në tryezë një propozim të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, për të cilin SHBA-ja ka shprehur mbështetje. (ReL)

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë mbahet mesha për Ditën e Pashkëve për besimtarët katolikë

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, duke filluar në ora 11.00 mbahet mesha …