Anthony Blinken

Diplomati amerikan, Antony Blinken u shpreh se vizita e tij në Kinë ka për qëllim të hapë rrugën e një komunikimi më të mirë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u shpreh se vizita e tij në Kinë ka për qëllim të çelë rrugën e një komunikimi më të mirë duke zgjidhur “keqkuptimet” dhe duke shmangur “vlerësimet e gabuara”. Konkurrenca intensive kërkon diplomaci të qëndrueshme, për të siguruar që konkurrenca të mos kthehet në konfrontim apo konflikt. Kjo është ajo që bota pret nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina.”– tha Blinken. Por teksa kreu i diplomacisë amerikane përgatitet të zhvillojë në 18 dhe 19 qershor rrugëtimin e shtyrë prej kohësh në Pekin, me qëllim stabilizimin e marrëdhënieve të tensionuara mes dy superfuqive botërore, Kina duket se e pret këtë vizita në një atmosferë mosbesimi të thellë dhe pritshmërishë të ulëta. Kina   fajëson Washingtonin për acarimin e marrëdhënieve dypalëshe pasi Blinkeni e anuloi vizitën e tij në muajin shkurt për shkak të asaj që Amerika  e përshkroi si një balonë spiune të Kinës dhe e rrëzoi, ndërsa kinezët insistonin se bëhet fjalë për një mjet metereologjik. Pavarësisht se kjo do të jetë vizita e parë e një zyrtari të lartë amerikan në këtë vend gjatë pothuajse pesë viteve të fundit, mediat kineze po e kalojnë atë në heshtje.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …