Diplomati amerikan, Eduard Xhozef, ka deklaruar se Serbisë i konvenon fakti që Evropa është e ndarë për Kosovën. Ai për mes një postimi ka thënë se vetëm Serbia është ajo e cila mund ta bëjë marrëveshjen të pamundur. Mirëpo Kosova mund ta bëjë marrëveshjen më të vështirë dhe t’i zemërojë serbët vendorë por është Beogradi ai që marrëveshjen e bën të pamundur. Kjo ndodh përderisa Evropa është e ndarë për Kosovën dhe në këtë rast Serbia ka avantazh. Dhe nuk ka asnjë nxitje për të ndjekur qëllimin e vërtetë, pikërisht atë të ekspozuar në lokalitetin Banjska të Zveçanit, në veri të Kosovës. Në vend se të zgjidhej problemi, ai përfundoi në qorrsokakun e Beogradit, ka saktësuar, ish-zëvendësshefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Eduard Xhozef.
Kontrolloni gjithashtu
Daut Haradinaj: Kosova mund të anëtarësohet në NATO përmes procedurave të përshpejtuara
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për deputet Daut Haradinaj, ka deklaruar se anëtarësimi …