Diplomati amerikan, Eliot Engel, ka kritikuar ashpër kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili e ka lavdëruar ish-diktatorin jugosllav, Sllobodan Millosheviq, duke folur para një turme njerëzish në veriun e Mitrovicës. Engel ka thënë se Vuçiq duhet të ndalet së dhëni deklarata kundërthënëse. Nuk mund të bësh thirrje për paqe dhe pajtim në Kosovë, përderisa në të njëjtën kohë lavdëron Millosheviqin, i cili ishte përgjegjës për vdekjen e dhjetëra mijëra njerëzve”, ka deklaruar Engel.
