leoni

Diplomati amerikan, James Rubin, ka filluar vizitën e tij disaditore, fillimisht në Podgoricë, pastaj në Shkup dhe në Tiranë

Diplomati amerikan, James Rubin, ka filluar vizitën e tij disaditore, fillimisht në Podgoricë, pastaj në Shkup dhe në Tiranë

I dërguari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe koordinatori i Qendrës për Angazhim Global, James Rubin, i cili po qëndron për vizitë në Podgoricë,  e pastaj në Shkup dhe në  Tiranë, ka folur për dialogun Kosovë -Serbi, duke thënë se disa vendime të vështira janë marrë, por duhen edhe disa tjera. Rubin, që në Kosovë njihet si ish-Ndihmës i Sekretares së Shtetit Madeleine Albright nga periudha e Rambujesë, ka thënë se në rajon është duke parë dallime të mëdha në krahasim me periudhën e luftës. “Tash mund të shohim perspektivën e anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE, nëse liderët i pranojnë shanset që u janë dhënë. Vetëm u duhet t’i marrin edhe disa vendime të vështira. Disa vendime janë marrë tashmë, por duhen edhe disa tjera” ka thënë ai në Podgoricë, gjatë një takimi me gazetarë. Amerika i përshëndet marrëveshjet në të cilët BE është duke punuar dhe po i ndihmon Kosovës e Serbisë që të kenë raporte normale dhe popujve që të jetojnë krah njëri-tjetrit, t’i njohin simbolet, të drejtat dhe liritë e pakicave dhe të ecin tutje. Rubin ka thënë se shpreson që lufta e kundër dezinformimit të jetë prioritet i pushtetit të ri në Mal të Zi dhe se është i bindur se ky vend nuk do t’i kthehet Serbisë dhe Rusisë, pavarësisht ndikimit të Beogradit dhe Kishës Ortodokse Serbe, ka saktësuar Xhemjs Rubin.

Kontrolloni gjithashtu

Albulena Haxhiu

Dështimi i zgjedhjes së kryetares së kuvendit: Haxhiu nuk siguron votat e mjaftueshme

Kandidatja për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme në …