Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo mbajti fjalën e tij përshëndetëse në ceremoninë për 100-vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-Amerikë. Ai tha se këto dy shtete kanë bërë një punë të mirë në luftën kundër terrorizmit, ndërsa shtoi se në 30 vitet e fundit janë bërë përpjekje reale për rrënjëzimin e demokracisë. Është kënaqësi që të jemi këtu. Që nga viti 1922 marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë të shkëlqyera. Kohët kanë ndryshuar, teknologjia po ashtu, shumë gjëra kanë ndryshuar. Pavarësisht se Ambasadorja jonë punon për zotin Biden, edhe pse është emëruar nga Turmp, përkushtimi vijon po një soj. Në ’89 kam shërbyer në Evropë në kufirin e Gjermanisë Lindore. Ika dy javë para asaj që ndodhi në Gjermani. 2 vite më vonë ajo liri erdhi në Shqipëri dhe që atëherë marrëdhëniet mes dy vendeve qëndruan të forta. Unë kisha 1 mijë ditë e në ato ditë kam parë që kombet tona kanë punuar përkrah NATO-s. Shoh kolegë që kanë shërbyer në ushtri. Duhet vullnet i mirë për të shkulur korrupsionin dhe konsoliduar demokracinë. Jam këtu për 100 vjetorin, por më bëni edhe një festë për 125 vjetorin, faleminderit shumë”, tha Pompeo.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …