Përfaqësuesi i posaçëm i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka thënë se mundësitë e reja ekonomike dhe investimet e huaja në Kosovë dhe Serbi, mund ta bëjnë më të lehtë arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare ndërmjet dy vendeve. Ai ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se Richard Grenell, i dërguari Special presidencial i SHBA-së për bisedimet e paqes në Kosovë dhe Serbi, është në pozitën më të mirë për ta bërë këtë. Sipas Palmerit, qëllimi i SHBA-së është që thelbi i marrëveshjes të jetë njohja reciproke, duke kujtuar se procesi i dialogut ështe i destinuar për kompromis. Palmer ka kërkuar heqjen e taksës për mallrat e Serbisë, ndërsa paralajmërimin e Vetëvendosjes për reciprocitet me Serbinë e konsideron si temë e cila mund të trajtohen në tavolinën e biseimeve.
