Diplomati amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ndihet i kënaqur që është emëruar ambasador në vendin tonë

Diplomati amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ndihet i kënaqur që është emëruar ambasador në vendin tonë

Ambasadori amerikan,  në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka prezantuar një biografi të tij, ndërsa ka thënë se është i përulur nga besimi që presidenti Bajden dhe sekretari Blinken i kanë dhënë për të udhëhequr misionin e SHBA-së në Kosovë për të vazhduar punën e tij të rëndësishme në forcimin e lidhjeve tashmë të forta ndërmjet dy vendeve. Ai deklaron  se të arriturat e Kosovës përgjatë 13 vjetëve të shkurtra janë thjesht mrekulli – një demokraci e gjallë, ekonomi e aftë, si dhe lidershipin që Kosova e përçon përtej kufijve të saj, por megjithatë, sipas tij, ka ende ka punë të pakryera. Për Hovenierin Kosova dhe historia e Kosovës nuk janë të panjohura për të, pasi ka qenë pjesëtar i delegacionit amerikan në Procesin e Rambujesë e po ashtu, në vitin 2006, ka qenë në ekipin e OKB-së, i udhëhequr nga i dërguari i posaçëm Marti Ahtisaari, që ishte përgjegjës për negociatat për statusin.

Kontrolloni gjithashtu

Lekaj

Pal Lekaj pas dështimit të Haxhiut: “Përgatituni për zgjedhje, s’ka më alternativë”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të …