Diplomati austriak, Jan Kickert, e paraqiti dëshminë e tij në seancën e sotme të Gjykatës Speciale, kundër krerëve të UÇK-së

Diplomati austriak, Jan Kikert, i cili  kishte shërbyer në Beograd gjatë viteve  të luftës në Kosovë, 1997-1999, ka paraqitur  dëshminë e tij para trupit gjykues në Gjykatën Speciale në seancën  kundër udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në atë kohë kishte shërbyer si sekretar në Ambasadën e Austrisë në Beograd. Aktualisht Kikert shërben si ambasador austriak, në Romë. I pyetur se a kishte dëgjuar se Thaçit i referoheshin  me numrin 3, dëshmitari e mohoi një gjë të tillë,  mirëpo tha se kishte dëgjuar se përdorej një sistem numerik, dhe mu kujtua dhe e kam thënë në një nga raportet e mia ku kam përshkruar një takim me Adem Demaçin, i cili me numra iu drejtohej personave, po nuk e kanë lidhur numrin 3 me Hashim Thaçin. Gjatë dëshmisë së tij, Jan Kickert tha se gjatë vitit 1998, Hashim Thaçin më shumë e kanë konsideruar si figurë politike sesa ushtarake. Dëshmitari tha se kishte dëgjuar se Thaçi kishte pseudonimin gjarpri dhe gjatë kësaj kohe nuk kishte dëgjuar që paralelisht i referoheshin me ‘treshi’.

Kontrolloni gjithashtu

Zëdhënësit e Komisionit Evropian nuk komentojnë fjalimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në Kongresin Amerikan

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …