Diplomati, Blerim Canaj, konsideron se mbyllja e strukturave paralele serbe në Kosovë, po bëhet për qëllime të fushatës politike. Ai theksoi se këto vendime duhet të merren me kujdes, për të siguruar që nuk do ta dëmtojnë vendin. Canaj tha se kur kryeministri Albin Kurti shmang ofendimet ndaj partive politike, ai merr veprime që janë të lidhura me serbët, duke sugjeruar se ato janë të motivuara nga fushata. Ai gjithashtu e kritikoi Kurtin për përdorimin e patriotizmit në fushatën e tij, duke thënë se nuk mund të shitet më patriot se politikanët e tjerë të njohur të Kosovës, si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Rafet Rama e të tjerë. Canaj theksoi se, pavarësisht se ka patriotë më të theksuar brenda partive politike, Kurti nuk mund të përvetësojë ekskluzivitetin e patriotizmit me veprimi të tilla, saktësoi Blerim Canaj
Kontrolloni gjithashtu
Besian Mustafa, ka theksuar se një nga prioritetet e LDK-së është përfshirja e gazit amerikan në furnizimin me energji, në Kosovë
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besian Mustafa, ka theksuar se një nga …