Diplomati britanik, ambasadori Michael Davenport emërohet shef i ri i misionit të OSBE-së në Kosovë

Diplomati britanik, ambasadori Michael Davenport emërohet shef i ri i misionit të OSBE-së në Kosovë

Diplomati britanik i karrierës, ambasadori Michael Davenport, mori sot detyrën e shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë. “OSBE-ja ofron mbështetje të shkëlqyeshme për të drejtat e njeriut, demokratizimin dhe sigurinë publike në Kosovë. Është privilegj të udhëheqësh një ekip të fortë që sjell ekspertizë dhe përvojë të jashtëzakonshme në të gjitha këto fusha. E mirëpres punën në partneritet me të gjitha palët e interesit për zbatimin e mandatit të Misionit,” tha Davenport. Ai ka përvojë të gjatë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pasi ka shërbyer si Ambasador i BE-së dhe Shef i Delegacionit të BE-së në Serbi nga viti 2013 deri 2017 dhe si Ambasador Britanik në Serbi nga viti 2010 deri në 2013. Mes viteve 2007 dhe 2010 ka shërbyer si Drejtor për Rusinë, Kaukazin Jugor dhe Azinë Qendrore në Zyrën e Jashtme dhe të Komonuelthit të Mbretërise së Bashkuar. Nga viti 2017 Ambasadori Davenport ka shërbyer si ambasador britanik në Kuvajt.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …