Diplomati spanjoll në NATO, gjatë vizitës në Prishtinë, ka injoruar zyrtarët e FSK-së dhe Shtetin e pavarur të Kosovës

Diplomati spanjoll në NATO, gjatë vizitës në Prishtinë, ka injoruar zyrtarët e FSK-së dhe Shtetin e pavarur të Kosovës

Me rastin vizitës aë autoriteteve të NATO-s në selinë e KFOR-it,  në Prishtinë kryeministri, Ramush Haradinaj nuk ka pranuar të marrë pjesë në një takim, pasi nuk ka pranuar kushtet e vendosura nga ambasadori spanjoll në delegacionin e  NATO-s, që Ramush Haradinaj të mos prezantohej si kryeministër. Diplomati spanjoll, po ashtu, kishte kërkuar që zyrtarët e FSK-së të mos lejoheshin të uniformuar në takim. Në kohën kur Spanja po përballet me pavarësinë e Katalonjës, ambasadori spanjoll në NATO është përpjekur ta  injorojë pavarësinë e Kosovës në bazën e KFOR-it, në Prishtinë. Pavarësisht vendimit injorues të Spanjës, Qeveria dhe institucionet e vendit nuk e kanë mbështetur shpalljen e pavarësisë  së Katalunjës, duke nënvizuar se rasti i Katalunjës nuk ka të bëjë me rastin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …