Ish ambasadori i Britanisë së Madhe, në Bosnje e Hercegovinë, Timothy Less, ka reaguar lidhur me deklaratën e kryetares së Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, e cila ka thënë se “Ideja e ndarjes së Kosovës nuk është zhdukur. Ka ende lojtarë që punojnë për të. Milorad Dodik deklaroi së fundmi: “Nëse Trump do të kishte fituar, ne do të kishim folur ndryshe sot”. Disa lojtarë shpresojnë për një ndryshim të administratës në vitin 2024. Richard Grenell dhe Timothy Less po vizitojnë rregullisht Ballkanin. Timothy Less vazhdon të mbrojë rikompozimin e Ballkanit. Disa burime në Beograd thonë se ata të dy janë në listën e pagave të Beogradit”, ka deklaruar, Sonja Biserko. Diplomati Thimoty Lees, ka mohuar akuzat, duke sqaruar se komentet e zonjës Biserko janë thjesht të pavërteta dhe tregojnë se ajo nuk e kupton perspektivën time për Ballkanin apo motivimet e mia si studiues dhe analist i pavarur. Lees saktëson se ankesat kombëtare të pazgjidhura në Ballkan po rrezikojnë kthimin e dhunës dhe po ofrojnë terren pjellor për bdikimin mbase edhe praninë e Rusisë dhe Kinës në rajon.