Diplomati, Xhefri Hovenier, edhe zyrtarisht mori detyrën e tij, në postin e ambasadorit amerikan, në Kosovë

Diplomati, Xhefri Hovenier, edhe zyrtarisht mori detyrën e tij, në postin e ambasadorit amerikan, në Kosovë

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  Xhefri Hovenier, sot edhe zyrtarisht ka marrë  detyrën e tij, në vendin tonë. Ai, edhe më parë ka luajtur një rol  të veçantë në negociatat që përfundimisht çuan në shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Në postin e ambasadorit  emërua nga kryetari amerikan  Joe Bajden në korrik të vitit 2021, pastaj u konfirmua dhe u mbështet  unanimisht nga Senati, më 18 nëntor. Xhefri i ri  kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë së tij në Bellingham, ku i ndoqi edhe  mësimet në një shkollë publike në Bellingam. Ai diplomoi në shkollën e mesme në vitin 1983.  Hovenier u diplomua në bachelor në universitetin “Brigam Jung” dhe pastaj përfundoi edhe studimet master në Universitetin e Xhorxhtaunit përpara se të fillonte karrierën e tij prej më shumë se tri dekadash si diplomat.  Përveç Kosovës dhe Turqisë, ai ka shërbyer edhe në Gjermani, Kroaci, Greqi, Panama, Paraguai, Peru, Serbi dhe në Mal të Zi. Ai flet gjermanisht, greqisht, kroatisht dhe spanjisht dhe ka marrë çmime të shumta, duke përfshirë disa nga Qeveria e Kosovës. Në qershor të vitit 2018, ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e pati dekoruar diplomatin Hovenier me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …