Karen Donfried

Diplomatja amerikane, Karen Donfrid, do të qëndrojë për një vizitë në vendet e Ballkanit nga 25 deri më 29 prill

Ndihmës Sekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfrid,  do të qëndrojë për një vizitë në vendet e Ballkanit nga 25 deri më 29 prill. Me këtë rast ajo do të qëndrojë në Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, në Kosovë, Mal të Zi, në Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi. Më 25 prill, ajo do të falënderojë Kosovën për strehimin për afganët dhe ukrainasit, do të inkurajojë punën për reformat për konsolidimin demokratik dhe integrimin në institucionet evropiane dhe euroatlantike. Po ashtu Donfried do të shqyrtojë perspektivat për përparim në dialogun e mbështetur nga Amerika dhe të ndërmjetësuar  nga BE-ja me Serbinë drejt një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve të përqendruara në njohjen reciproke të të dyja vendeve. Ajo do të udhëtojë në Serbi më 26 prill për t’i kërkuar Serbisë të avancojë reformat për integrimin e saj evropian, të përmirësojë stabilitetin dhe prosperitetin rajonal, të diskutojë mundësitë për diversifikimin e mëtejshëm të energjisë dhe të zgjerojë sigurinë dhe lidhjet tona dypalëshe ekonomike.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …