Diplomojnë rekrutët e rinjë të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga radhët e komuniteteve jo shumicë

Diplomojnë rekrutët e rinjë të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga radhët e komuniteteve jo shumicë

Në kazermën “Skënderbeu” të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së, në Ferizaj, të premten u mbajt ceremonia e diplomimit të rekrutëve të rijnë të FSK-së, nga radhët e komuniteteve jo shumicë, gjenerata e parë për vitin 2018. Në këtë ceremoni ishin prezent: kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ministri i MFSK-së, Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Irfete Spahiu, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Ruari O’Conelli, e ngarkuara me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zonja Colleen Hyland, drejtori i NALT-it, gjenerali Ralf Hofmann, zëvendës komandanti i KFOR-it, gjeneral brigade Janos Csombok, atashe ushtarak si dhe oficerë, nënoficerë dhe familjarë të rekruteve. Tani, FSK-ja, në radhët e saj, ka 276 pjesëtarë, ose 11.10% nga komuniteti jo shumicë. Ndërsa nga komuniteti serb, deri më tani, janë rekrutuar 130 pjesëtarë, ose 5.28%, nga numëri i përgjithëm i pjesëtarëve të FSK-së, nga gjithë territori i Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …