Disa akuza publike janë deponuar për tenderin 22 milionë të Ministrisë së Arben Vitisë, për firmën Bedri Gllarevës i afërm e ministrit. Akuzat janë për favorizim, standarde të dyfishta, pranim i punonjësve jashtë kritereve. Prekje e dokumentit me implikim deri në 2.2 milionë euro. Janë vetëm disa prej akuzave publike që janë deponuar për tenderin 22 milionësh të Ministrisë së Arben Vitisë, punë kjo që po i bëhet gati firmës së biznesmenit Bedri Gllareva. Insajderi kishte publikuar detaje të prapaskenave të kësaj afere. Në janar të këtij viti Ministria e Shëndetësisë që drejtohet nga njeriu i afërm i Kryeministrit Albin Kurti, Ministri Arben Vitia kishte bërë shpalljen publike që po do ta vazhdoi renovimin e Qendrës së Mjekësisë Emergjente në QKUK.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …