Autoritetet në Kosovë, ashtu sikur edhe pesë vjet më parë, vazhdojnë të përsërisin se janë duke i bashkërenduar veprimet, me shtetet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, me qëllim të, vënies nën kontroll të veprimeve ekstremiste. Deklaratat e tyre pasuan arrestimin në Kosovë dhe në Shqipëri, brenda një dite, të së paku 11 personave, me dyshimin për organizim për kryerjen e, siç thuhet, “veprave terroriste dhe kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës”.
Shkuan vite në pritje, ashtu si në romanin, “Shkretëtira e tartarëve” të shkrimtarit italian, Dino Buzati dhe ja që nuk po ndodh asnjë sulm i terroristëve myslimanë në Kosovë. Ky fakt po i brengos sidomos analistët e gjithëdijshëm të disa medieve, natyrisht ata që cilët edhe paguhen për këtë, po ashtu edhe disa nga zyrtarët që përditë mbjellin frikë me të ashtuquajturin ekstremizëm islamik. Megjithatë, një skenar të tillë ende nuk e pamë të realizohet, sado që janë disa në Kosovë që do ta dëshironin të ndodhte një sulm i tillë, më shumë sesa dëshirojnë sivëllezërit të tyre, në Beligrad. Nëse Qeverisë dhe qarqeve të caktuara, që merren me menaxhimin politik e strategjik të Kosovës i duhet një sulm i tillë me qëllim për të mbetur në pushtet, me siguri se duhet të jemi gati të ballafaqohemi edhe me një zezonë më shumë, pavarësisht se kush do të jetë qengji i flijimit dhe kush ujku i mjegullës së dendur. (RKL)