leoni

Disa ekipe shpëtimi nga Kosova kanë shkuar në Shqipëri për të ndihmuar qytetarët që po përballen me vërshime

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës njofton se Drejtoria e Emergjencave Civile të Republikës së Shqipërisë, ka kërkuar ndihmë nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, për mbështetje në operacionet e shpëtimit me pesë (5) ekipe të shpëtimit dhe tre (3) ekspert për vlerësimin e situatës. Pas ndihmës së kërkuar, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent (AME), me miratimin paraprak të ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka vendosur që sot, më 2 dhjetor në ora 6:00, ekipet në fjalë të nisen për në Shqipëri. Ekipet janë të përbëra prej 34 pjesëtarëve të përzgjedhur nga Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, të pajisur me mjetet përkatëse për zhvillimin e operacioneve të shpëtimit në ujëra sipërfaqësor dhe kjo natyrisht pa e dëmtuar kapacitetin tonë reagues brenda vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …