Pasi Policia i ka nxjerrë me dhunë nga banesat e tyre në Lagjen Dardania të Prishtinës disa nga ato familje vazhdojnë të qëndrojnë në qiell të hapur, pasi policia i largoi ata nga objekti banesor, sipas një vedimi të Gjykatës, e cila ata i cilëson si uzurpatorë të pronës. Policia i nxori ata jashtë banesave dhe tash kanë mbetur nën tenda, në të cilat thanë se Por, jo të gjithë kanë vendosur të rrinë jashtë. Besim Rexhepi, i larguar nga banesa me forcë gjatë ditës, bashkë me familjen e tij, deklaroi se ka vendosur të rikthehet në banesë. “Në fshat e kam shtëpinë e djegur e komuna nuk na ofron kurrfarë zgjidhje. Policia a na ka rrah dhe na ka largu”, tha ai, raporton lajmi.net. “E kemi thy derën dhe kemi hy, sepse nuk kam ku të shkoj. Le t’ma marojnë shtëpinë time atje, unë kthehem se nuk kam ku të shkoj. Ja ku i kam dokumentet”, tregon ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …