Nga testimi i 2.405 mostrave konfirmohen 234 raste të reja me Covid-19, ndërsa sot janë shëruar 209 pacientë

Disa medie dhe portale po përhapin paralajmërime ogurzeza për ditën e nesërme

Duke u thirrur në burime të vendeve perëndimore që janë të përfaqësuara në Kosovë, disa medie dhe portale përhapin paralajmërime ogurzeza për ditën e nesërme. Sipas paralajmërimeve të tyre, nesër në Prishtinë do të ketë dhunë në mes të atyre që do ta kundërshtojnë zgjedhjen e Hashim Thaçit kryetar të Kosovës dhe atyre që do ta festojnë zgjedhjen e tij. Këto medie kanë përkujtuar se derisa aktivistët e partive opozitare janë duke qëndruar në tenda dhe ju kanë bërër thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në protesta për të kundërshtuar zgjedhjen e Hashim Thaçit kryetar të Kosovës në anën tjetër, degët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë ftuar anëtarët e PDK-së që të vijnë në Prishtinë për ta festuar zgjedhjen e liderit të tyre kryetar të Kosovës. Edhe ambasadat e huaja i kanë këshilluar qytetarët e tyre që të tregojnë kujdes nëpër rrugët e Prishtinës ndërsa kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka theksuar se situata në Kosovë është shumë serioze.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …