Disa medie në Gjermani kanë trajtuar situatën e sigurisë në vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe strategjinë e dështuar të Amerikës dhe BE-së për të vënë nën kontroll, dominimin serb. Sipas diplomatëve dhe burimeve të cituara nga gazeta, gjithçka tregon se disa qendra të pushtetit në Perëndim, po përpiqen të ndryshojnë qasjen e tyre ndaj rajonit tonë dhe të ndërmarrin një politikë më të ashpër. Një masë mund të jetë, ndërprerja e burimeve financiare, që pak shtete në Ballkanin Perëndimor mund të përballojnë për më shumë se disa javë. Gazeta autoritative “Frankfurter Allgemaine Citung” pretendon se Rusia në Evropë mund të mbështetet në tre aleatë. Në shtetin anëtar të BE-së, në Hungari, në Serbi, një vend kandidat dhe në gjysmën e Bosnjë-Hercegovinës nën kontrollin e serbëve të Bosnjës, ku sundimtarët janë besnik ndaj Putinit, megjithëse me shkallë të ndryshme, shkruan autori Mihael Martens. Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq nuk është aq haptazi prorus sa Milorad Dodiku i Republikës Serbe. Serbia madje mbështeti rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së kundër pushtimit rus në Ukrainë. Nga ana tjetër, Beogradi nuk iu ka bashkuar sanksioneve evropiane kundër Rusisë dhe e mbështet atë kudo që mundet, ka saktësuar Martens.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …