leoni

Disa medie në Britaninë e Madhe i kanë kushtuar hapësirë futjes së spiunëve rusë në uzinën e armëve, në Gramsh

Disa medie në Britaninë e Madhe i kanë kushtuar hapësirë futjes së spiunëve rusë në uzinën e armëve, në Gramsh

Ndodhia e së shtunës në uzinën e armëve në Gramsh ka marrë edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Ajo përshkruhet si një histori spiunazhi dhe dështim i Kremlinit.   Putin ka pësuar poshtërim të mëtejshëm, pasi tre spiunë rusë u kapën në flagrancë duke u përpjekur të hynin në një fabrikë armësh në Shqipëri. Ngjarja ndodhi të shtunën në qytetin e Gramshit, ku ndodhet një bazë ushtarake dhe një fabrikë armësh. Fabrika e Gramshit përdoret për të çmontuar armët e vjetra, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë. Dy rusë dhe një ukrainas u kapën nga personeli i sigurisë, teksa po tentonin të hynin në ambiente. Një nga të dyshuarit dyshohet se sulmoi rojet me një spraj paralizues, ndërsa përpiqej të bënte fotografi. Dy nga efektivët e sigurisë u plagosën nga sulmi dhe u dërguan në spital, ku gjendja e tyre cilësohet si e qëndrueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …