Sylejman Selimi

Disa medie në Kosovë, të entuziazmuara me Gjykatën Speciale, pretendojnë se Sylejman Selimi është ftuar në Hagë

Disa medie me jugo-prejardhje, të entuziazmuara me fillimin e shpërndarjes së thirrjeve për ish luftëtarët e UÇK-së, nga Gjykata Speciale,  duke u mbështetur në burimet e tyre në shërbimet sekrete të Serbisë, kanë raportuar se ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, i cili ndodhet në vuajtje të burgut në Kosovë,  ka pranuar ftesë për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale, në Hagë. Avokati i gjeneral,  Sylejman Selimit,  Tomë Gashi i ka mohuar pretendimet e një jugo-mediumi ku shkruan se ish-komandanti i UÇK-së gjatë luftës, Sylejman Selimi   ka marrë ftesë për t i paraqitur në gjykatën Speciale kundër UÇK-së.  Në cilësinë e Avokatit të Gjeneral Sylejman Selimit, nuk jemi në dijeni se  gjoja ai  është ftuar në Hagë për tu intervistuar për krime të luftës. Një njoftim të tillë nuk e ka marrë  as familja e tij. Ne  nuk kemi pranuar një ftesë zyrtare  dhe nuk dimë se nga kush e kanë ”siguruar”  ata këtë ftesë për në Hagë”, ka shkruar avokati Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …