Disa medie në Serbi shkruajnë se shqiptarët e Kosovës kanë filluar ta realizojnë aspiratën e tyre ushtarake, pasi nga muaji mars i këtij viti ata do të përfshihen në këmbësorinë e NATO-s përmes Gardës Kombëtare të Ajovës Gazeta serbe “Politika” shkruan se partitë politike shqiptare, të cilat po bëjnë fushata për zgjedhje të parakohshme parlamentare, unanimisht ranë dakord të pranojnë ftesën e dërguar nga Amerika në Prishtinë vitin e kaluar dhe miratuan dërgimin e pjesëtarëve të FSK-së në misionet paqeruajtëse të NATO-s, si pjesë e trupave amerikane. Në këtë mënyrë Kosova po i afrohet anëtarësimit në NATO. Komandanti i FSK-së Rahman Rama njoftoi se nga viti 2021, ky formacion do të jetë pjesë e një misioni ushtarak së bashku me Ushtrinë amerikane për herë të parë, duke shtuar se, krejt kjo është një arritje e madhe për FSK-në.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …