Një grup minatorësh të Trepçës janë futur në grevë pasi që nuk iu janë dhënë pagat. Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Trepçës, Gani Osmani, ka thënë që është vetëm një grup prej dhjetë punëtorësh nga horizonti i dhjetë që ka hyrë në grevë. “Janë të ndërrimit të dytë, nja dhjetë e kanë bojkotu, s’kanë deshtë me punu”, ka thënë ai. Osmani ka deklaruar që kishte kërkuar nga ata që të presin deri të premtën për t’iu ekzekutuar pagat pasi të kenë shitur nga koncentrati i tyre, pasi që nuk janë duke pranuar më mjete nga qeveria. “Ne jemi takuar, Sindikata, menaxheri, drejtori i Trepçës edhe stafi i inxhinierëve komplet aty ku janë kanë 20 punëtorë. Iu kemi treguar, iu kemi thanë që pagat duhet me i pritë deri të shitet koncentrati, domethënë mes voni deri të premten, 4-5 ditë, më së shumti deri të premten, e ndoshta bëhet edhe më herët”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …