Disa nga analistët në Kosovë, fajësojnë Bashkimin Evropian për dështimin e bisedimeve, Kosovë- Serbi, pas konsiderojnë se Brukseli zyrtar nuk ka kapacitet për t’u imponuar palëve arritjen e një marrëveshje duke qenë se nuk ka pozicion të qartë karshi Kosovës. Profesori i shkencave politike, Afrim Hoti, deklaroi për “Telegraf” se zgjidhje përfundimtare mes palëve mund të ketë vetëm atëherë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të angazhohen më seriozisht në dialog këtë proces. Për të ndodhur kjo, Hoti tha se duhet unifikim i spektrit politik në Kosovë, pasi sipas tij, kryeministri Kurti nuk e ka as guximin e as iniciativën për të udhëhequr procese kaq të rëndësishme, nëse mbrapa vetes nuk i ka partitë opozitare. Prandaj, është momenti i duhur që skena politike në Kosovë të bashkohet dhe të ketë një qëndrim për dialogun e kur kjo të ndodhë do të kemi edhe seriozitet të shtuar të SHBA-së që deri më tani për fat të keq nuk e kemi pasur.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …