leoni

Ramush Haradinaj konsideron se për dalje nga kriza, Kosova duhet ta krijojë Qeverinë e Unitetit Kombëtar, me të gjitha partitë politike

Disa nga detyrat parësore, vlerat morale, kombëtare e politike të Ramush Haradinajt në pozitën e kryeministrit, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit

Kryetari i AAK-së dhe i Koalicionit me Nismën e të tjerë, Ramush Haradinaj ka deklaruar se nëse bëhet kryeministër pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, qysh në takimin e parë që do ta mbante në Qeveri, do të vendoste për ta dorëzuar projekt -statutin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe për interpretim në Gjykatën Kushtetuese, në mënyrë që askush të mos më akuzojë se nuk jam  serioz.

Dua të ia kthej nderin e shtetit, Republikës, Kosovës, për të gjithë.

Çdo obligim që është diskutuar ndonjëherë me Amerikën, mendoj ta kryej  menjëherë, shpejtë dhe  saktë, pa asnjë vonesë.

Ramush Haradinaj thotë se po të bindet kryetari amerikan Donald Trump, Serbia na njeh. Nëse i thotë njihe Kosovën  për 24 orë, Serbia na njeh për 23 orë.

Qëllimi im, strategjia ime është që sa më shpejt të ulem në tavolinë me kryetarin Trump, pasi vendosja  e tij në pushtet është ndryshim tektonik që ka ndodhur jo vetëm në Amerikë, por në tërë botën.

Ramush Haradinaj,  ka saktësuar se epoka e Trumpit është e paparë më herët dhe se Kosova duhet ta zë hapin në mënyrë që mos të ketë pasoja të mëdha

Për Dialogun Kosovë – Serbi që ndërmjetësohet nga Bashkimi Europian, që nga viti 2013, ai thotë se mos të vazhdohet më me arsyetimin se ka një “inflacion të kontratave” prej nisjes së tij. Haradinaj thotë se administratat e mëhershme amerikane na kanë toleruar, na kanë duruar, na kanë mbrojtur dhe na kanë  përkëdhelur,  por tani është e sigurt se një gjë e tillë nuk do të ndodh nga administrata e Donald  Trumpit.

Në kontest të këtyre qëndrimeve të kryetarit të AAK-së dhe Koalicionit me Nismën e të tjerë, Ramush Haradinaj, vërehet serioziteti maksimal i një burrë-shtetasi të vendosur, largpamës, politikan i nivelit standard botëror,  i ekuilibruar, i mbështetur  në parime qëndrime realiste, i gatshëm dhe tejet i sigurt të marrë vendime të duhura e të domosdoshme, në shërbim dhe në dobi të kombit e atdheut.

Ramush Haradinaj, nuk është politikan kameleon, nuk është nga ata që lejojnë të përdorën, për të arritur një qëllim individual, post apo përfitim  të caktuar, nuk është nga ata që mashtrojnë me kauza të rreme dhe të dëmshme, nuk ka qenë kurrë as është përbuzës i institucioneve, përkundrazi është mbështetësi më besnik i të gjitha të arriturave. 

Ramush Haradinaj, është atdhetar çlirimtar, luftëtar idealist.

Ramushi është burrë me besë e urti,  i maturuar sipas traditës dokesore shqiptare.

Besnik, si Konstandini i legjendave shqiptare.

Çlirimtar, si Salaudin Ejubiu, çlirimtari i Jerusalemit, në historinë e kryqëzatave.

Luftëtar kryengritës, si Robin Hudi i Anglisë mesjetare.

Luftëtar Skënderbegas, sipas kutit të historisë sonë kombëtare.

Trim si Qun Mula e Isa Boletini.

Familjar i respektuar, i ndershëm dhe i përgjegjshëm.

Përkrahës me dinjitet i Komandantit legjendar, Adem Jashari, i jasharëve dhe i familjeve të dëshmorëve, martirëve dhe heronjve.

Politikan i mbëltuar nga ADN-ja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Personalitet tolerant, unifikues, serioz,  mik i përjetshëm i Amerikës dhe partnerëve besnikë nga radhët e ndërkombëtarëve.

Cili kandidat për kryeministër të ardhshëm të vendit i ka këto virtyte, vlera kombëtare, politike dhe shoqërore. Vlera e cilësi të tjera edhe mund të kenë, por si këto, assesi. Asnjë vlerë të tillë nuk e ka Albin Kurti, ndërsa  shërbehet me gënjeshtra, arrogancë, prepotencë, përçarje, super-egoizëm,  kauza të rreme, armiqësi me miqtë, afri me armiqtë, sikur me grekët, zjarr-vënës i institucioneve e përplot vese të tjera të liga dhe egoiste. 

Ahmet Qeriqi

7.2.2025

Prishtinë

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj reagoi kundër deklaratës së Donika Gërvallës duke nënvizuar se Serbia e Hajrie Spikerica na quanin, ‘ashtuquajtura UÇK’

Ramush Haradinaj ka reaguar kundër deklaratës së Donika Gërvallës, duke thënë se referenca “të ashtuquajtur” …