Në ndryshimet që ka bërë Partia Socialiste e Shqipërisë Shtohen disa nene ku ndalohet kandidimi për deputet apo u ndërpritet mandati, ish bashkëpunëtorëve ose të favorizuesve nga sigurimi shtetit. Këto ndryshime nuk janë të vetmet që socialistët do të ndërmarrin për të pastruar majtas dhe djathtas politikën shqiptare nga bashkëpunëtorët e ish sigurimit. Nga grupi i punës në PS që po u jep dorën e fundit këtyre ndryshime Top Channel mëson se po studiohet mundësia, të ndërhyhet me amendime edhe ligji për partitë politike. Pikërisht në këtë ligj do të sanksionohet ndalimi për të drejtuar një parti politike nga persona të cilëve Autoriteti Dosjeve u vërteton se kanë qenë bashkëpunëtor të ish sigurimit. Megjithëse kryetarët e partive në Shqipëri votohen nga gjiri partive politike kjo nuk shikohet si problem prej socialistëve. Nëse këto ndryshime do të arrijnë të miratohen në kuvend dhe nëse vërtetohet se ish presidenti Ilir Meta ka pasur rol faktit të kryer për të mos lejuat regjistrimin apo vijimin e aktivitetit nga Partia e Lirisë. I vënë në dijeni të kësaj lëvizje të socialistëve për ta kapur shah mat ish presidentin, Ilir Meta u shfaq këtë të premte me një ton të ashpër dhe kërcënues ndaj Edi Ramës në lidhje më këto ndryshime ligjore. (Top Channel)
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …