Kosova dhe Kroacia i kërkojnë që Serbia t'i hap arkivat detajuara që mund të zbardhin fatin e personave të pagjetur

Disa nga politikanët e Kosovës më shumë reagojnë për dy foto të Elizës sesa për trupat e 1600 shqiptarëve të zhdukur

Dje me rastin e ndalimit të një aktoreje shqiptare, në Merdare, nga policia serbe, të cilës iu konfiskuan dy tri fotografi, krerët më të lartë të Shtetit reaguan me tone të ashpra kundër këtij ndalimi, sepse “artistja” po shkonte në Beograd për të marrë pjesë në një festival që ngjall nostalgjinë e bashkim vëllazërimit, me emërtimin serbisht shqip dhe që titullohet “Dobar dan, Mirë dita”. Nga reagimet e tilla, pa sens, në mbrojtje të një festivali që ka për qëllim kthimin në të kaluarën e Kosovës nën Serbi, kohën e regjimit të Titos, i cili favorizonte klasën kolaboracioniste shqiptare, që ishte vënë në shërbim të Beogradit, por mbante në burg, Adem Demaçin  të gjithë ata që kërkonin  Kosovën Republikë, del sheshit se në çfarë mënyre e perceptojnë dhe i kumtojnë qëndrimin e tyre kurdoherë servilë këta politikanë, të cilët më shumë reagojnë për dy foto të Elizës sesa  për trupat e 1600 shqiptarëve, të kidnapuar nga serbët gjatë luftës në Kosovë, trupat e të cilëve mund të pushojnë edhe nën ndërtesën ku po mbahet ai festival.

Përpjekjet e disa bijve dhe bijave të ish pushtetarëve të kohës së Titos për rikthimin e nostalgjisë së bashkim vëllazërimit, janë përpjekje të neveritshme dhe idiotike, përderisa Serbia e Viqiqit, Sheshelit e Daçiqit, është po ajo Serbia e Milosheviqit, e cila kërcënon, shatazhon dhe jo vetëm që nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, por e lufton atë ditë e natë me të gjitha mjetet. Madje këta politikanët tanë hipokritë duhet ta pranojnë hapur se jo pak shtete, të cilat e kishin pranuar pavarësinë e Kosovës, tani kanë tërhequr dhe po tërheqin njohjen e pavarësisë.

Nuk mbulohet padituria dhe paaftësia politike duke akuzuar Serbinë pse e paska kontrolluar një “artiste” nga Kosova, përderisa 100 ministra dhe zëvendësministra të Qeverisë nuk janë në gjendje të angazhohen, të paktën në ruajtjen e njohjes së vendit nga shtetet e ndryshme, sepse njohje të reja nuk do të ketë, derisa Kosova bisedon me Serbinë për statusin e vendit dhe paralajmëron kompromise, madje më shumë se ato që i kërkon Vuçiqi i Sheshelit. (A.Q.)

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …