Me rastin e 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, shkollat e Prishtinës kanë organizuar aktivitete për nder të kësaj dite. Disa nga nxënësit e këtyre shkollave kanë vizituar Kuvendin e Kosovës, por ajo që bie në sy është se të gjithë nxënësit mbajnë në duar fotografi të udhëheqësve të vendit, kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca dhe të kryetares Vjosa Osmani, raporton “Epoka e re”. Fotoja që po qarkullon në rrjetet sociale ka ngjallur reagime të shumta. Ky aktivitet po shihet si keqpërdorim i fëmijëve për çështje politike, si në kohën e komunizmit. Një veprim të tillë nuk do të duhej ta lejonin drejtorët e këtyre shkollave të kryeqytetit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …