Disa OJQ organizojnë një aksion lidhur me ngacmimet seksuale në universitete

Disa OJQ organizojnë një aksion lidhur me ngacmimet seksuale në universitete

OJQ-të: Qendra për Art dhe Komunitet (Artpolis), Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsimim (ORCA) dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ) dhe përfaqësues tjerë nga shoqëria civile, organizojnë një aksion simbolik me rastin e miratimit të rregullores së parë brenda Universitetit të Prishtinës. Pjesëtarët nga shoqëria civile, të përfshirë në procesin e draftimit të Rregullores për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Ngacmimi Seksual dhe Ngacmimi në Universitetin e Prishtinës, do të dalin me nje deklaratë të përbashkët për rregulloren e miratuar nga Universiteti i Prishtinës, duke theksuar aspektet pozitive po edhe përmendur pikat e ndryshuar brenda rregullores për të cilat besojnë që nuk janë në interesin më të mirë të studentëve.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për përurimin e bustit të Heroit të Kombit, Shaban Polluzha

Në kuadër të ditës së shkollës “Shaban Polluzha” në Polluzhë, me 4 prill 2025, do …