Vuçiq fton serbët e Kosovës që ta votojnë Listën Serbe

Disa politikan të Evropës kanë kërkuar që të ndalohet politik bërja që trajton Beogradin si qendër të Ballkanit

Disa politikan të shteteve të Evropës kanë kërkuar nga zyrtar të lart të qedrave botërore të vendimmarrjes që të ndalohet qasja politike që trajton Beogradin zi qendër të Ballkanit. Në letrën drejtuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe, kërkohet që të aplikojnë politikë më të ashpër ndaj presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq. “Tendencat e Serbisë për t’i penguar zgjedhjet demokratike në Kosovë duhet që publikisht të kritikohet si interferim I juaj dhe duhet të ndërmerren masa konkrete për ta mbajtur Serbinë përgjegjëse, nëse vazhdon t’i rrezikojë zgjedhjet e lira dhe demokratike. Ne kërkojmë që komuniteti ndërkombëtar të mësojë nga e kaluara jonë dhe të sigurojë që ne të mos ndjekim politika me qendër Beogradin në Ballkan. Mungesa e presionit ndaj Serbisë pas arrestimit arbitrar të tre policëve kosovarë dhe dështimi për të mbajtur përgjegjës për sulmet ndaj forcës mbrojtëse të NATO-s KFOR, sqarojnë ‘mungesën aktuale të paanshmërisë në trajtimin e pikave të tilla problematike. Kosova është një vend sovran dhe një demokraci funksionale. Ky fakt duhet të jetë baza e politikës sonë të përbashkët ndaj krizës aktuale” thuhet në mes tjerash që letrën që disa politikan të shteteve të Evropës i kanë dërguar Josep Borrell, Anthony Blinken dhe James Cleverly, shkruan në mes tjerash në artikulin e botuar nga gazeta Tagesspiegel.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …